Workshop për Sportet

Në kuadër të “Sport në Re dhe Edu në Re”, filloi vala e workshopeve dhe situatave të stimuluara për Artet Marciale të Miksuara dhe rëndësinë e sportit në jetën tonë!

Ditën e dielë, më datë 16 Prill 2017, u njohëm me dimensionet e sportit dhe aktivitetit fizik, si: motivimi, psikologjia, filozofia, shkenca, sportet individuale dhe ato në grup, informacionet më të fundit të mjekësisë, dëmtimet, video motivuese, artet marciale, historikun, instiktin e inteligjencën, e të tjerë. Raste suksesi, që zanafillën e tyre e kanë prej sportit!

Me drejtimin e trajnerit personal: z. Ardian Tafaj nga Tirana MMA Center, ky workshop është vetëm fillimi i një kulture të re në Re; ajo e edukatës sportive, që do të pasohet edhe me demostrime në muajt në vazhdim!

#RejaAktive

Foto nga Iris Canaj

Workshop Për Sportet 16/04/2017

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar