MIQ TË RESË

Misioni i Miqve të “Resë” është përkrahja dhe kontributi për zhvillimin e programeve të “Resë”, si dhe për
forcimin e ndikimit dhe të vlerës së tyre publike. Miqtë e “Resë” veprojnë si vullnetarë dhe pa shpërblim monetar. Ata mund t’i përkrahin financiarisht programet e “Resë” ose të kontirbuojnë me punë apo ekspertizë.

Miqtë e “Resë” mund të kontribuojnë: » Duke promovuar programet e “Resë” dhe duke shpërndarë informacion rreth këtyre programeve në mjediset ku ata punojnë, si dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

» Duke inkurajuar të tjerët që të kontribuojnë si vullnetarë në programet e “Resë”; » Duke shërbyer si si urë mes interesave të komunitetit dhe artistëve apo aktorëve të tjerë në fushën e kulturës e të artit;
» Duke stimuluar interesin e publikut e veçanerisht të të rinjve që ta vizitojnë “Renë” dhe të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen aty;
» Miqtë e “Resë” do të ndërlidhin artin bashkëkohorë me trashëgiminë kulturore të vendit duke e bërë akoma më kuptimplotë qëllimin e “Resë”
» Të ngrejë fonde dhe të sigurojë konteibute në natyrë për programet e “Resë”.

Për mundësinë e regjistrimit si vullnetar tek REJA, klikoni në linkun: VULLNETAR PRANË RESË

Rregullorja e Resë

Reja është falas dhe e hapur për të gjithë vizitorët dashamirës, përveç rasteve kur ajo është e rezervuar për evente të mbyllura.

 

Orari Zyrtar:

Është i vetmi institucion kulturor në Tiranë i cili qëndron i hapur për vizitorët 24 orë në 7 ditët e javës.

 

Ndalohet:

  • Përdorimi i pijeve, ushqimeve dhe duhanit në ambjentin e Resë.
  • Hyrja e miqve me katër këmbë.
  • Kacavjerrja nëpër instalacion.
  • Parkimi i dyrrotakëve.
  • Vendosja e pa autorizuar e reklamimeve të ndryshme.

 

Sendet e humbura:

Stafi i Resë nuk mban përgjegjësi për sendet vetja të miqve të Resë, prandaj çdo vizitor është i lutur të kujdeset vetë për to.

 

Siguria në Re:

Instalacioni është i mbikqyrur 24/24 orë nga një siguri private.

* Në rast sjelljeje të pahijshme ose në kundërshtim me rregulloren, personat e sigurisë ose stafi, kanë të drejtë t'ju largojnë nga Reja.

 

Fotografimi dhe Filmimi:

Lejohet fotografimi dhe regjistrimi audio-viziv në ambjentet e Resë për përdorim vetjak, por jo për qëllime komerciale pa lejen e Stafit kurues.

Nëse jeni të interesuar të përdorni ambjentin e Resë për qëllime komerciale apo profesionale dhe jo thjesht për përdorim/publikim vetjak, ju lutemi kontaktoni me personat përgjegjës.

 

Rezervime për aktivitete:

Në rast se doni të zhvilloni një event kulturor, social, sportiv apo edhe thjesht një prezantim në Re, ju lutemi të kontaktoni Stafin minimalisht një javë përpara datës së kërkuar për të mos patur përplasje me eventet e tjera të programuara.

Shkollat apo grupet të cilat kanë nevojë për orientim rreth Resë, mund të rezervojnë te kontaktet e mëposhtme.

 

Kontakte:

Për rezervime, komente apo aplikime të ndryshme, mund të na shkruani në adresat: info@reja.al ose reja@reja.al