“Unë dhe Edukatorja ime”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Romëve dhe nismës “Çdo femijë Rom në kopsht”, CRCA Shqipëri, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bashkia Tiranë dhe UNICEF në bashkëpunim me Kopshtin “Tao Tao” dhe Kopshtin “Pinoku”, organizuan hapjen e Ekspozitës me piktura, fotografi dhe punime të realizuara nga vetë fëmijët “UNË DHE EDUKATORJA IME”.

Një ndër kurset që mbi 120 femijë Rom dhe jo-Rom kanë ndjekur është edhe ai i fotografisë, dhe falë talentit të tyre, ata kanë mundur të kapin me aparat  fotografik apo celular, momente nga jeta e tyre me femijët e tjerë dhe edukatorët në kopsht. Nga ana tjetër, shumë femijë kanë punuar me vizatime apo plastelinë, për të pershkruar jetën dhe botën e tyre nëpërmjet ngjyrave.

Ekspozita “Unë dhe edukatorja ime”, tregoi përpjekjet artistike të fëmijëve nga dy kopshte në Tiranë për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë, duke e përdorur artin për të komunikuar për të drejtat e tyre. Ekspozita u shoqërua nga një bashkëbisedim i hapur midis përfaqësuesve të institucioneve publike, të shoqërisë civile dhe të arsimit, mbi rëndësinë e mbështetjes së femijëve për arsimin e hershëm.

Aktiviteti u zhvillua më datë 7 Prill 2017, ora 13.00, tek “Reja”, në kuadër të “Dita në Re” dhe “Edu në Re”.

Foto nga Iris Canaj

“Unë Dhe Edukatorja Ime”

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar