Fondacioni LUMA i ofron publikut të Tiranës pavionin REJA me qëllim promovimin e artit në Shqipëri. www.westbau.com; www.luma-arles.org

Me:

“KASSEL SHPK” është një kompani ndërtimi në Shqipëri, e cila siguron punë ndërtuese profesionale të cilësisë më të lartë. Kompania ka sponsorizuar ndërtimin e “RESË”. www.kasselshpk.com.

Raiffeisen Bank sh.a. është e para dhe e vetmja Shoqëri Administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për administrimin e Fondeve të Investimeve. Kompania siguron mbështetjen për pavionin si dhe për programin e eventeve publike.

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është shoqëria më e madhe e sigurimit në Shqipëri dhe do të jetë një nga sponsorët gjeneralë, që do të kujdeset për sigurimin e pavionit dhe programin e aktiviteteve publike. http://www.sigal.com.al Me mbështetjen e: Pavioni i Galerisë Serpentine është si artistikisht ashtu edhe financiarisht një sipërmarrje ambicioze. Ndërtimi dhe realizimi i Pavionit mbështetet tërësisht nga një grup i spikatur kompanish dhe individësh; www.serpentinegallery.org/architecture.

“STAGE ONE” është një firmë globale projektimi dhe inxhinierie që është specializuar në realizimin e krijimtarisë artistike e arkitektonike, si dhe zgjerimit dhe mbështetjes së mjediseve natyrale sociale në botë. “Stage One” janë projektues të shumë pavioneve të galerisë “Serpentine” dhe realizuesit origjinalë të “Resë” në Londër. “Stage One” kanë siguruar monitorimin e shërbimeve të ndërtimit dhe projektimit teknik të “Resë” në Tiranë ekzaktësisht sipas versionit të saj origjinal. www.stageone.co.uk.

Fondacioni KKP është një Fondacion kulturor i cili do mbështesë disa nga eventet më të spikatura.

Mbështetje për “Renë ”

Kontributi zemërgjerë i kompanive private, organizatave jofitimprurëse apo atyre ndërkombëtare do të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në qëndrueshmërinë e programit kulturor ambicioz të RESË.

REJA është një nismë e mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Aktiviteti i saj do të zhvillohet dhe pasurohet falë mbështetjes afatshkurtër ose afatgjatë të sponsorëve, me synim zhvillimin e një skene arti të pavarur në Tiranë. Duke sponsorizuar programet e RESË, ju, jo vetëm do të mbështesni zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë, por do të asocioheni me një nga institucionet më të njohura dhe unike, si Galeritë Serpentine në Londër, të njohura botërisht për reputacionin e tyre artistik, koleksionet dhe programet. Për më tepër, sponsorizimi i programeve të RESË dhe eventeve që do të organizohen në të, përbën një mënyrë efektive për krijimin e marrëdhënieve më të ngushta me klientët apo punonjësit tuaj si dhe për të rritur vizibilitetin mes një publiku të kultivuar të rinjsh, artistësh etj.

Donatorët mund të zgjedhin të sponsorizojnë programe apo evente të veçanta që do të organizohen tek REJA.

Për më tepër: info@reja.al ose reja@reja.al

*Ka ende një vend edhe për ty...