“Sarah” nga Alfred Peza

Në kuadër të Edu në Re dhe Muajit të Letërsisë,
prmovojmë romanin “SARAH” nga Alfred Peza.

…Historia e një gruaje që do të trazonte vendin
dhe ndryshonte përgjithmonë kahjen e Shqipërisë drejt Perëndimit, por dhe zemrën e Mbretit Zog.
Sara Blloshmi, tashmë nuk është vetëm një personazh i kohës, por edhe i letërsisë…

Alfred Peza u përball me publikun Rejan; ku bënin pjesë kritikë, lexues pasionantë dhe historianë.
Diskutim i udhëhequr nga Alda Bardhyli – UET Press dhe Monika Stafa – gazetare, mbështetur nga Instituti Europian Pashko.

Një libër i bazuar mbi historinë e vërtetë të disa personave realë të Shqipërisë së viteve ’20 e tutje,
të ndërthurur me imagjinatën e krijuesit e të shndërruar në personazhe.

“Arti nuk është një shteg ku ti mund të hysh e të duash të kthehesh. Arti është një shteg, ku ti nëse hyn, nuk del dot më prej tij!”
Shumë mund ta quajnë grackë, shumë të tjerë; bekim.
Por nëse do të “pushtosh” shtëpitë e zemrat e individëve, shkruaj një libër të mirë!

Fotografia nga Florion Goga

“Sarah” Nga Alfred Peza

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar