#RejaPurpleSensation

#RejaPurpleSensation
realizohet në kuadër të ekspozitës ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’, që u hap tek Galeria Kombëtare e Arteve, më datë 02 Nëntor 2017.

Kjo ekspozitë përmban gjashtë tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së William Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli ku ai u frymëzua për ekspozitën.

Grayson Perry është një artist që përdor mediat tradicionale si tapiceria, qeramika dhe grafikat për të shqyrtuar joshjen e tij me problemet bashkëkohore sociale. Një nga artistët me profilin më të lartë Britanik, në 2003 Perry fitoi “Turner Prize”, një nga çmimet më prestigjioze bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar.

Me këtë ekspozitë, British Council vazhdon punën me galeritë dhe muzeumet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të prezantojë artin bashkëkohor britanik dhe të mundësojë krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet kuratorëve të rajonit dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar.

Fituesi i çmimit Turner, Grayson Perry, tregon historinë sesi Britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjitha kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakewell. Seria e tapicerive të Grayson Perry është frymëzuar nga vepra e artistit të shekullit 17 William Hogarth ‘’Historia e Djalit Plangprishës’’ (Rake’s Progress).

Për publikun do të mbahen guida shoqëruese me informacione më të zgjeruara rreth ekspozitës dhe veprës së artistit Grayson Perry.

‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ është bashkëpronësi e The British Council Collection, Arts Collection, Southbank Centre, Londër. Dhuratë e artistit dhe Galerisë Victoria Miro, me mbështetjen e Televizionit Channel 4, Art Fund dhe Sfumato Foundation, me mbështetje shtesë të Alix Partners.

Hyrja në ekspozitë do të jetë falas!
Reja do të qëndrojë disa ditë me nuancat e ngjyrës vjollcë, që propozon Grayson Perry,
por ekspozita e tij tek Galeria Kombëtare e Arteve do të qëndrojë e hapur në Tiranë për rreth një muaj!

Mund të lexoni më shumë për artistin dhe punët e tij tek:
https://www.britishcouncil.al/grayson-perry

Fotografia nga Iris Canaj

#RejaPurpleSensation
#RendPërTëBërëNjëFoto

#RejaPurpleSensation

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar