No Hate Speech in the Albanian Politics

“No Hate Speech in the Albanian Politics” është një takim edukues, në kuadër të fushatës “No Hate”, mbështetur nga Këshilli i Europës, Bashkia Tiranë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, dhe instalacioni mikpritës “Reja”.

Në këtë takim ishin të ftuar: znj. Ana Abdi, z. Genci Kojdheli, z. Erind Bejko, presidenti i qeverisë së nxënësve i shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”; Dosti Banushi dhe të rinj të ndryshëm kryeytetas, të cilë treguan më shumë rreth historisë së debatit në politikën shqiptare ndër vite, eksperienca personale, këndveshtrimin e tyre mbi gjuhën e urrejtjes dhe mënyrën se si kjo gjuhë ndikon dhe pasqyrohet tek brezi i ri.

Le të shërbejë ky takim si një tërheqje vëmendjeje për politikanët tanë dhe fushatën elektorale që i pret, për të pasur më shumë kujdes, që gjuha e tyre të jetë e zgjedhur dhe pa urrjetje apo fyerje!

#QytetarëtVotojnë
#NoHateSpeechInTheAlbanianPolitics

Foto nga Iris Canaj

No Hate Speech In The Albanian Politics

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar