“Modele të Qëndrueshme të Konservimit Urban dhe Rijetësimit të fshatrave historikë Vuno & Qeparo në Himarë”

Programi “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” [ISDSCR], i implementuar prej GIZ realizoi prezantimin publik:

“Modele të Qëndrueshme të Konservimit Urban dhe Rijetësimit të fshatrave historikë Vuno & Qeparo në Himarë”

Programi ISDSCR/GIZ bashkëpunoi ngushtë me partnerë, si: Ministria e Zhvillimit Urban [MZHU], Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit [AKPT], Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes [MZHETTS], Instituti i Monumenteve të Kulturës [IMK], Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare Vlorë [DRKK Vlorë]; Agjencia për Zhvillim Rajonal 4 [AZHR4] dhe Bashkia Himarë; duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim vënien në dispozicion të “Instrumenteve dhe Modeleve për të mbështetur Konservimin Urban në fshatrat historikë të  Rajonit Bregdetar Jugor”. Në fakt, kjo vjen si vazhdimësi e mbështetjes që Programi ISDSCR i ka dhënë partnerëve kyç : MZHU & AKPT, që prej marsit të 2015 për përpunimin e një plani zhvillimi territorial për Rajonin Bregdetar të Shqipërisë [PiNS Bregdeti] me qëllimin për të përfshirë strategji të ndryshme sektoriale e rajonale, masa e programe në zonat me fokus zhvillimin rural dhe turizmin ,duke mbrojtur resurset. Në këtë këndvështrim, një ndër aktivitetet kyçe të parashikuara, është mbështetja teknike për “Hartimin e një studimi të modeleve të ndryshme ekonomike të konservimit urban për fshatrat tradicionalë Vuno & Qeparo Himarë, përfshirë këtu edhe eksperienca nga vende të tjera në botë”.

Ky prezantim publik shpalosi gjetjet e para të një kërkimi të drejtuar prej studentëve të Kursit të Menaxhimit Urban të Universitetit Teknik të Berlinit përgjatë një udhëtimi studimor 10-ditor në fshatrat  Vuno  e Qeparo, Himarë, në bashkëpunim të ngushtë me 10 profesionistë të rinj dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare partnere të GIZ.

Idetë përfundimtare të modeleve dhe alternativave ekonomike të konservimit urban të fshatrave tradicionalë të hartuara specifikisht për komunitetin dhe grupet e tjera të interesit do të prezantohen nëpërmjet një publikimi akademik.

Gjatë këtij aktiviteti, qëndroi e hapur edhe një ekspozitë e fotografit Armand Habazaj me foto të fshatrave: Vuno dhe Qeparo, por edhe të fshatrave të tjerë të Himarës, ku u zhvillua ky program.

Foto nga Iris Canaj

“Modele Të Qëndrueshme Të Konservimit Urban Dhe Rijetësimit Të Fshatrave Historikë Vuno & Qeparo Në Himarë”

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar