Mësuesi i Vitit në Shqipëri

I mban mend mësuesit e tu?
Je mirënjohës ndaj tyre, por nuk di si t’ia shprehësh?

Në kuadër të Edu në Re,
Koalicioni për Arsimin, CRCA Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,
organizuan për herë të parë nismën
“Mësuesi i vitit në Shqipëri”!

Kjo nismë e përbashkët, evidentoi dhe vlerësoi në rang kombëtar mësuesit, që janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar për kontributin e tyre në mësimdhënie dhe mirëarsimimin e fëmijëve dhe nxënësve në mbarë vendin.

Fituesit e Çmimit Kombëtar “Mësuesi i Vitit” ndanë me të pranishmit eksperiencat e tyre, modelet e suksesit që ata kanë ndjekur gjatë punës së përditshme me fëmijët dhe të rinjtë në rajone të ndryshme në Shqipëri, duke frymëzuar edhe brezat e rinj në artin e bukur e të vështirë të mësimdhënies!

Me praninë e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolli, e cila tregoi mirënjohjen e saj kundrejt këtyre mësuesve inovativë, të cilë pavarësisht infrastrukturës jo perfekte, përpiqen për më të mirën në edukimin e brezave të rinj, me një punë që bëhet jo veç me mendje, por mbi të gjitha me zemër!

Mësuesja e Vitit, znj. Dhurata Myrtollari, do të përfaqësojë për herë të parë Shqipërinë në Global Teacher Prize.

Fotografia nga Iris Canaj

Mësuesi I Vitit Në Shqipëri

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar