Mediterranea 18 – BJCEM- Bienalja e Artistëve të Rinj

Nga data 4 Maj, per 5 ditë, Tirana po shndërrohet në kryeqytetin e Europës dhe Mesdheut për organizimin e Bienales së Artistëve të Rinj, për herë të parë në Shqipëri!

Ky është një aktivitet ndërkombëtar, i cili po zhvillohet në disa disiplina, ku do të marrin pjesë rreth 230 artistë; shqiptarë dhe të huaj. Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i mundësive artistëve të rinj, promovimi i tyre si dhe shkëmbimi i kulturave midis vendeve. Koncepti i kësaj Bienale konsiston në 4-tema: Histori, Konflikt, Ëndrrat dhe Dështimi.

Me një histori që nis qysh nga viti 1985, Bienalja mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme në zonën e Mesdheut, ndërsa  në qendër të saj janë artistët dhe krijuesit e rinj.

Programi i Bienales së Artistëve të Rinj tek “Reja”:

4 Maj në orën 19:00 – “Radio Anarti” – Literary Creation nga Jonida Prifti
“Radio Anarti” ishte invers i “Radio Tirana”, me kuptimin e Anarkisë dhe Artit.

4 Maj në orën 21:30 – filmi “Lampedusa” nga Mariangela Ciccarello

4 Maj në orën 21:45 – filmi “La terra di fronte” nga Fabrizio Lecce (italian),
i cili ka edhe një lidhje me Shqipërinë…

5 Maj në orën 12:00 – “Radio Anarti” – Literary Creation

5 Maj në orën 20:30 – film “Kalkeri Sangeet Vidyalaya”,
me pjesëmarrjen e autores së filmit: Carmen Ferez Guillen

5 Maj në orën 20:45 – film “Hu” dhe autori Leart Rama

6 Maj në orën 20:00 – film “Ogni Opera di Confessione”, me pjesëmarrjen e regjisorit të filmit Alberto Gemmi dhe kuratorëve Marco Marmiroli dhe Claudio.

7 Maj në orën 15:00 – 18:00 – A natural Oasis – Bjcem Collaborative Project – Prezantimi

8 Maj në orën 20:15 – film (screening and talk)

Për më tepër:

<a href=”http://mediterraneabiennial.org/index.html” rel=”nofollow”>mediterraneabiennial.org/index.html</a>

<a href=”https://www.facebook.com/Mediterranea18/?fref=ts” rel=”nofollow”>www.facebook.com/Mediterranea18/?fref=ts</a>

Foto nga Iris Canaj

Mediterranea 18 – BJCEM- Bienalja E Artistëve Të Rinj

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar