“Ju flet Tirana” nga Iris Canaj

Kaq emocionuese mbrëmja e përvjetorit të 73-të të Çlirimit të Tiranës!
Fiks si nëpër Re…

Një dokumentar për Monumentin e Kulturës Radio Tirana,
me titull thirrjen e famshme “Ju flet Tirana”, realizuar nga Iris Canaj,
që ngacmoi kujtimet e nxiti diskutimin mes të pranishmëve,
për rëndësinë e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Materiale e Jomateriale Shqiptare.

Artistë, gazetarë, arkitektë apo njerëz të ndjeshëm ndaj artit dhe kulturës, u bënë pjesë e këtij eventi.
Madje dhe Arbëreshët e pranishëm, emocionuan publikun duke folur shqip
e duke iu bashkuar nismës së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore,
për të thënë me krenari të plotë e fakte reale: “Jam krenar që jam shqiptar/e”
edhe pse nuk jetojnë në këtë shtet, historia e zakonet ruhen me fanatizëm!

Një organizim i ngrohtë e i mbushur me detaje nga Shoqata DoART,
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe stafit të Resë mikrpritëse!

Fotografia nga Lira Pipa

#MbajeKulturënGjallë

http://www.doart.al

“Ju Flet Tirana” Nga Iris Canaj

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar