Java e Kuzhinës Italiane në Botë – Teatër Performancë dhe Panele Ushqimesh

Instituti Italian i Kulturës në Shqipëri,
organizoi Artet e Ushqimit!
12 Panele grafike, sa 12-të muajt e vitit 2018,
u vendosën në Re,
për të na njohur me tokën dhe prodhimet e saj,
si dhe ndërthurja e tyre në gatimin e shëndetshëm e tradicional italian.

Java italiane e ushqimit në botë (20 nëntor – 26 nëntor),
që vjen në edicionin e saj të dytë, është një iniciativë e promovuar nga një Memorandum Mirëkuptimi
mes MAECI dhe MIPAAF, i cili është një ekip që përfshin të gjithë aktorët publikë dhe privatë
që përfaqësojnë Kuzhinën italiane dhe Italinë në botë: Institucionet (MISE, MIUR, MIBACT, Rajonet),
Agjencia ICE, ENIT, Universitet, Sistemet e dhomave, Shoqatat tregtare, Shkollat e gatimit,
Rrjetet e çertifikuara Italiane të restoranteve dhe krijimi i verërave dhe ushqimeve të ndryshme.

Përveç paneleve, mirëpritëm kompaninë
Armamaxa Performance Theater – Casarmonica,
që solli një performancë të titulluar
“Historia e Tabor dhe Magdalenë”,
nga Enrico Messina, shoqëruar nga Mirko Lodedon në fizarmonikë.
Një aktor e një muzikant, treguan historinë e një çifti që jeta i ka destinuar që të kenë drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri…por me një trajtim komik.
Ata rrëfyen rreth një tavoline me ushqim të thjeshtë,
sepse kështu lindin tregimet fundja: rreth një tavoline, me tingujt e fjalët e thjeshta të atyre që e gjejnë veten duke ndarë një vakt…e mbase duke ngritur edhe ndonjë dolli…

Fotografia nga Iris Canaj

Java E Kuzhinës Italiane Në Botë – Teatër Performancë Dhe Panele Ushqimesh

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar