Inter Club Albania hap anëtarësimet për 2017-2018

“Njëherë Interist, përgjithmonë Interist”, – ishin fjalët e Angelo Morattit, që i mbetën përgjithmonë në mendje djalit të tij, Massimos.
Aq shumë, sa pati si qëllim të dërgojë Interin edhe ai si babi i tij, në majën e botës, duke arritur të fitojë gjithçka çfarë mund të fitohej.
E si Massimo, djali i një babai të dashuruar pas Interit, e që dashuria për ngjyrat zikaltër u trashëgua nga babai tek fëmija, Interista në botë ka shumë!
Nga një gjysh tek nipi, nga vëllai i madh tek i vogli, nga një ndeshje e parë ne Tv, nga një lojtar që e ke idhull, nga një gol, e kështu me radhë, të gjithë prej nje motivi apo një tjetri, kemi bërë zgjedhjen tonë; ngjyrat zikaltër. Interista ka shumë edhe në Shqipëri, madje shumë më shumë nga sa mund ta imagjinoni.
Po flasim per Interista qe edhe ADN-në e kanë zikaltër.
Po po, ADN zikaltër, pikërisht si emërtimi i teserës së anëtarësimit të sezonit 2017-2018 nga ana e klubit për çdo anëtar zyrtar.

Si çdo sezon, edhe këtë verë, F.C. Internazionale Milano ka hapur anëtarësimet për t’u bërë një anëtar zyrtar i klubit, me të drejta të plota, por e bukura është që surprizat nuk mungojnë!

Inter këtë sezon, për çdo anëtar zyrtar, përveç kartes së tifozit zyrtar që të ofron një larmishmëri avantazhesh, do të dhurojë plot 6 dhurata për të ngjyrosur jetën tonë akoma më shumë me ngjyrat e qiellit dhe të natës.

Inter Club Albania, për të gjithë ata me ADN me ngjyrat zikaltër organizoi në kuadër të “Sport në Re”, hapjen e anëtarësimeve 2017-2018, për një sezon tjetër të mrekullueshëm!
Sepse, bashkë brohorima është edhe më e fortë, pikërisht si ndjenja për klubin tonë!

E siç thoshte Giacinto : -“Ulërisni gjithmonë Forza Inter, por me dashuri dhe pasion, asnjëherë me inat!”

Inter Club Albania Hap Anëtarësimet Për 2017-2018

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar