“Hidden Colors of The Cloud”

 

…Përtej pragut të vendeve madhështore, e hapësirave të thella, gjendet një hyrje
Në mes të asgjësë është gjithçka! Thyej kufitjë e Resë dhe zhytu!
Nëpër shtigje të reja; reale a imagjinare, realiste e surrealiste,
Gjen një kalim që çon në Shqipërinë shkëmbore të Europës Juglindore
Aty midis natyrës ndodhet gjeneza e frymëzimit…

“Hidden Colors of The Cloud” është një ekspozitë me fotografi të përpunuara,
realizuar nga Willred Dallto.

Fotografitë e shkrepura nëpër Shqipërinë e bukur,
vijnë me një stil të veçantë përpunimi,
që i përafrohet artit abstrakt dhe përpunimit të ngjyrave me kontraste të forta;
stil bashkëkohor, që përshtatet më së miri me Renë e bardhë
(që nuk është një ngjyrë, por që përmban shumë ngjyra në vetvete)
në një strukturë të pangurtësuar.

“Ngjyrat e fshehura të Resë”- prej datës 8 deri më datën 10 Korrik, për një Shqipëri me kontraste të forta e me vizitorë REalë…

#HiddenColorsOfTheCloud

Foto nga Erjon Caslli

“Hidden Colors Of The Cloud”

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar