erioni

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Jam shumë i lumtur të mirëpres “Renë” në qiellin e gjerë të arteve dhe hapësirave publike në Tiranë. Kjo vepër e mrekullueshme arti do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës një hapësirë të re dhe unike për t’u takuar, diskutuar, medituar, pushuar, si edhe për të shijuar “Renë” dhe aktivitetet artistike që do të organizohen brenda kësaj vepre arti dhe rreth e rrotull saj. Jemi krenarë që Tirana është qyteti i dytë pas Londrës – ku është instaluar kjo vepër arti e veçantë. Jemi, po ashtu, të nderuar që po bashkëpunojmë ngushtë me Maja Hoffmann, mbështetëse e njohur e artit dhe e nismave për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Dhe jemi të gëzuar që po dëshmojmë vlerësimin tonë për artet, si dhe përkushtimin tonë për t’i forcuar kredencialet e Tiranës si një qytet dashamirës dhe mik - pritës ndaj artit dhe artistëve. Dëshiroj të falënderoj nga zemra Sou Fujimoto, një nga arkitektët më të shquar të kohës sonë, Maja Hoffmann, Hans Ulrich Obrist, i vlerësuar në të gjithë botën për projektet e tij si kurator, dhe artistin e njohur shqip - tar, Anri Sala, të cilët mundësuan ardhjen e “Resë” në Tiranë. Dëshiroj, gjithashtu, të falënderoj kompanitë Kassel, SigalUniqa Group Austria, Raiffeisen Bank, si edhe stafin e përkushtuar të bashkisë së Tiranës, falë të cilëve “Reja” ndodhet sot në Tiranë. Urojmë që “Reja” të ketë jetë të lumtur dhe interesante mes qytetarëve të Tiranës!

 

Erion Veliaj, Mayor of Tirana

‘I am very happy to welcome REJA in the wide open sky of arts and public spaces in Tirana. This superb pavilion, at once a work of art and architecture, will bring to the citizens of Tirana a new and unique space to meet, dis- cuss, meditate and rest, as well as enjoy REJA and the cultural events that we will organize in and around it. We are proud that Tirana becomes the second city after London to host this emblematic piece of art. We are honored to collaborate closely with Maja Hoffmann, renowned patron of arts and initiatives for environmental and human rights protection. And we are delighted to demonstrate our ap- preciation for culture and our commitment to enhance Tirana’s credentials as a friendly and welcoming city for arts and artists.

I would like to thank wholeheartedly Sou Fujimoto, one of the most renowned architect of our times, Maja Hoffmann, and Hans Ulrich Obrist, celebrated worldwide for his curatorial projects, as well as the prominent Albanian artist, Anri Sala, for making it possible to host REJA in Tirana. I would also like to thank Kassel, Raiffeisen Bank, Sigal Uniqa Group Austria, and the dedicated staff of Tirana Municipality that made it possible for REJA to land safely and nicely in our city. May this Cloud have a happy and interesting life among the citizens of Tirana!’

 


 

maja-hoffmann_0

Maja Hoffmann, Presidente e Fondacionit “LUMA”:

Fondacioni “Luma” ka kënaqësinë t’u ofrojë “Renë” qytetit dhe banorëve të Tiranës me qëllim promovimin e artit në Shqipëri. Gjatë periudhës 3-vjeçare të qëndrimit në Tiranë, pavioni “Reja” do të ofrojë një program të pasur artistiko-kulturor për publikun e gjerë. Shpresojmë që me anë të këtij kontributi të rritet profili dhe ndikimi i aktiveteteve kulturore në qytet.

 

Maja Hoffmann, President LUMA Foundation:

The LUMA Foundation is thrilled and pleased to offer the Cloud to the city and public of Tirana for the promotion of art in Albania. The pavilion will host an arts and cultural programme for everyone to enjoy over the next three years. We hope this contribution will help to increase the profile and impact of cultural activities in the city.’

 


hufman

 Julia Peyton-Jones, Drejtore për Programet Verore, dhe Hans Ulrich Obrist, Drejtor Artistik, galeria “Serpentine”, Londër:

Sou Fujimoto është një yll i shndritshëm në brezin e arkitektëve që po e ri-krijojnë raportin tonë me mjedise ku është ndërtuar tashmë. Dizajni i tij i jashtëzakonshëm për pavionin e vitit 2013 të galerisë “Serpentine” gjallon në një hapësirë mes natyrës dhe artificialitetit. Struktura e pavionit shkrihet si një re me mjedisin natyral rrethues, ndërsa matriksi kompleks i rrjetave që lidhen me njëra-tjetrën, të sjell ndërmend një estetikë dixhi - tale që rezonon me epokën tonë. Jemi shumë të gëzuar që kjo strukturë, e cila e magjepsi këdo që e vizitoi gjatë kohës kur pavioni ishte i instaluar në kopshtet Kensington në Londër, do të jetë tani i hapur për qytetarët e Tiranës. Dëshirojmë të falenderojmë në mënyrë të veçantë fondacionin LUMA për përkrahjen e tyre të vazhdueshme e të vyer, përkrahje që bëri të mundur që ky pavion i rëndësishëm të ketë një jetë të re në Shqipëri.

 

Julia Peyton-Jones, Director, Summer Programmes & Hans Ulrich Obrist, Artistic Director, Serpentine Galleries, London:

Sou Fujimoto is the leading light of a generation of architects who are re-inventing our relationship with the built environment. His extraordi- nary design for the 2013 Serpentine Pavilion inhabits a space between nature and artificiality. While the structure blends, cloud-like into its natural surroundings, the intricate matrix of interlinking grids suggests a digital aesthetic that resonates with our age. We are thrilled that this structure, which so enthralled everyone who encountered the Pavilion during its time in Kensington Gardens, will now be made accessible to the citizens of Tirana. We would like to thank the LUMA Foundation, in particular, for their invaluable and ongoing support making it possible for this important Pavilion to be given a new life in Albania.

 


 

editEdit Pula - Këshilltarja e Kulturës, Bashkia Tiranë & Drejtore e Projektit dhe Programacionit

“Reja” do të jetë një hapësirë publike gjatë ditës dhe një forum për aktivitete live, të organizuara në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë seritë “Netë në Re”, “Kino në Re”,“EDU në Re”, dhe “Familja në Re”. Pavioni “Reja” vjen në Tiranë falë mbështetjes së pakursyer të kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj.

Dëshiroj po ashtu t’u shpreh mirënjohjen e sinqertë znj. Maja Hoffman dhe Fondacionit LUMA për bujarinë dhe përkushtimin e tyre të pamatë, si dhe të gjithë njerëzve, kompanive dhe fondacioneve që kanë premtuar ta mbështesin “Renë” apo kanë ofruar ndihmë për realizimin e këtij projekti.

Siguria dhe menaxhimi i “Resë” bëhet me fonde të bashkisë së Tiranës. Ne ftojmë institucione private dhe jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, si dhe institucione ndërkombëtare dhe individë që të përkrahin programet e “Resë” përmes sponsorizimit apo financimit të programeve.

 

Edit Pula - Cultural Advisor to the Mayor of Tirana, Head of REJA Project & Program

REJA will be a public space and a forum for live and special events curated in collab- oration with local and international partners, including the “Nights in the Cloud”, “Cine in the Cloud”, “EDU in the Cloud”, and “Family in the Cloud”.

I would like to express my deepest appreciation to the Mayor of Tirana for his dedica- tion and support during all stages of setting up REJA in Tirana. My sincere gratitude goes also to Maja Hoffmann and LUMA Foundation for their enormous generosity and commitment, as well as to the people, companies, and foundations that have pledged sponsorship for REJA and/or have provided insightful input to this project.

The Municipality of Tirana provides funding to manage and ensure security for REJA. We are seeking to support REJA’s programs through sponsorships and program fund- ing by a wide variety of private, nonprofit, and international institutions and programs, as well as individuals.