Festivali i Resë

Festivali i Resë ose “Cloud Fest” do të zhvillohet me rastin e një vjetorit të Resë se Fujimotos në Tiranë. Festivali, i cili do te mbahet për një javë, nga data 20 Maj ora 20:00 deri më 27 Maj ora 02:00, fokusohet veçanërisht tek Performanca –si Art , si lëvizje, si Zë dhe çdo zhanër tjetër  i ndermjetëm  apo i ndërthurur në të.

Ky është festivali i parë në Tiranë i cili përqëndrohet kryesisht në artin performues dhe sjell një larmi ndërdimensionale artistësh, nacionalitetesh, formash, zhanresh dhe produkesh.

Në bashkëpunim me artistët e ftuar, ne kemi krijuar një program të gjallë dhe frymëzues, bazuar në vepra egzistuese dhe origjinale.
Artistet lokal dhe ndërkombëtarë janë inkurajuar të marrin në vlerësim RENË si strukturë dhe dimension poetik  për të filluar procesin e krijimit të punes krijuese apo përshtatjen e punës së tyre, me rastin e Festivalit REJA  2017.

REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat për teatër fizik,instalacione audio-vizuale,kurse kërcimi, bashkëbisedime me artistë,kurse kërcimi,lojëra urbane të udhëhequra nga artistët e me radhë…

Përgjate të gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional.

Mirëkuptimi si nga publiku ashtu edhe nga artistët për të vleresuar faktin që REJA para së gjithash është një vepër arti në vetvete,dhe jo një hapesirë e mirefillte shfaqjesh, bën që ndërhyrjet artistike në të  krijojnë gjithmonë surpriza të bukura dhe eksperienca të reja, si për publikun ashtu edhe për artistët.

Misioni i RESË është të kultivojë dhe rrisë audiencë artëdashëse, duke e frymëzuar dhe ekspozuar vazhdimisht atë drejt formave të reja të shprehjeve dhe eksperiencave artistike. Ne krenohemi me mbështetjen dhe promovimin që i bëjmë iniciativave më të cilat ndajmë vizion të përbashkët dhe të cilat kanë në fokus të tyre krijimin e mundësive për pjesëmarrje të gjerë të publikut.

Reja –the CLOUD FESTIVAL 2017 është  konceptuar  dhe prodhuar nga REJA , APR dhe ekipi i saj,
në bashkëpunim me TOK Event
dhe nën drejtimin e Znj Edit Pula, Këshilltare e Kulturës e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe Drejtore e RESË dhe me partnere kryesorë, si:  Bashkinë Tirane ,Raiffeisen Invest, Këshilli i Qarkut Tiranë,Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Austriake,Ambasada Gjermane,Ambasada Izraelit, ,Ambasada Franceze, Birra Stela, Ora News dhe TVSH, si partnerë Mediatik e të tjerë…

26 Maj 2017 – Hilal Dance nga: Nensi Bego
(Shqipëri/ Itali) , Simone Pulvano (itali), Pejman Tadayon (Iran) dhe Pëllumb Meta (Shqipëri)

Fotografia: Iris Canaj

#DuhetTëJesh

Festivali I Resë – Hilal Dance

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar