“Është Gjanica”

42 kavanozë të mbushur me ujë lumi, rroba “të lara” atje dhe 30 fotografi të natyrës, ishin elementët e ekspozitës “Është Gjanica”.
Ky lum 42 km i gjatë, në të cilin derdhen mbetjet e naftës, është bërë rrezik për jetët tona!
Aktivistja dhe gazetarja Xhentiana Muskaj, solli në formë artistike këtë “hetim” kundrejt natyrës dhe fajeve njerëzore.

Aktiviteti u shoqërua edhe me diskutime nga të ftuarit: z.Lavdsh Ferruni (ambjentalist) dhe z. Olsi Lelaj (antropolog dhe lektor i Aktivizmit Qytetar).

Urojmë, që kjo ekspozitë-debat, e realizuar në Re, me rastin e Ditës së Tokës, të shërbejë për të përmirësuar situatën e ndotjeve në Shqipëri!

#DitaETokësNëRe
#ËshtëGjanica

Foto nga Iris Canaj

“Është Gjanica” 21/04/2017

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar