Eja të lexojmë te “Reja”!

Në një kohë kur njerëzit njihen më tepër virtualisht sesa realisht,
kur informacioni vjen i papërpunuar nëpërmjet internetit dhe
kur përdorimi i librit me fletë është zëvendësuar nga libri pa bojë,

ne vijmë me një propozim:
Eja të lexojmë së bashku te “Reja”!

Këtë të shtunë disa të rinj sollën librat e tyre të preferuar me një tematikë të caktuar:
ajo e marketingut dhe menaxhimit të parasë.
Patjetër që nuk munguan edhe turistët e huaj apo qytetarët e rastësishëm të këtij institucioni kulturor e social, që ndodhet në zemër të Tiranës: Reja!

Prandaj në Re nuk ka wireless, se njerëzit janë konkretë dhe dija mund “të vidhet” pa fjalëkalim (password) !

#RejaSociale
#RejaLexon
#EduNëRe

Foto nga Iris Canaj

Eja Të Lexojmë Te “Reja”

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar