Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

Në kuadër të “Edu në Re dhe Netë në Re”
për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve,
GUS Albania krijoi në Re një aktivitet të pasur artistik: ekspozitë, fjalë përshëndetëse dhe muzikë!

GUS-i
“Grupi Solidariteti njerëzor” Guido Puletti filloi të veprojnë në dhjetor 1993, kur Evropa ishte ende duke u përballur me konfliktin e parë rajonal, atë të pas rënies së murit të Berlinit. Në ditët kur ideja për të krijuar Gus-in mori formë, konflikti i parë sllav hyri me forcë në shtëpitë e italianëve. Më 29 maj 1993, një karvan me ndihma humanitare, i organizuar nga vullnetarët, u sulmua nga milicia boshnjake. Si pasojë tre punëtorë mbetën të vrarë, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtojnë. Guido Puletti, një gazetar italiano-argjentinas, vdes në po atë ditë pranvere.
GUS-i vepron kudo ku ka raste emergjente përmes një plani Bashkëpunimi Ndërkombëtar. Ky plan bashkëpunimi favorizon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të emigrantëve, pritjen dhe integrimin e shtetasve të huaj, refugjatëve, azilkërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare dhe humanitare në bazë të projekteve të zhvillimit dhe integrimit.

EKSPOZITA TRA(S)GUARDI (PËRMES OBJEKTIVIT)
Më shumë se një ekspozitë, është një rrëfim fotografik. Një projekt komunikues përmes të parit, i cili filloi nga një ide, nga një vëzhgim, dhe u konkretizua në momentin e shkrepjes. Një koleksion i përgatitur nga operatorët e Gus-it, jo nga fotografë profesioniste: këta mjeshtra të fotografisë, që gjatë punës, kanë analizuar dhe deshifruar forma të kulturës dinamike, duke u fokusuar në aspektet sociale dhe antropologjike të jetës së përditshme, me qëllimin e vetëm për të ruajtur kujtimet.
Pjesë përbërëse e ekspozitës janë bërë 36 shkrepje, të mbledhura në Salento nga viti 2014 deri në vitin 2016 gjatë veprimtarisë së Gus-it. Ato i njohin vizitorët e ekspozitës me momentet e punës dhe ato festive.
Burra, gra, fëmijë. Emigrantë nga më shumë se 15 vende të botës. Ky është një dokumentim i asaj qe vëzhgohet me shume se një ekspozitë artistike, i cili përmes hetimeve analitike, sjell dhe qas disa aspekte të punës dhe humanizmit GUS-it. Por, mbi të gjitha ky është një dokumentim i ndarjeve, çasteve nga përditshmëria si: punë, darka apo udhëtime, çaste që u përkasin si autorëve të shkrepjeve, ashtu edhe subjekteve të fotove.
I është dhënë rëndësi e vëmendje e veçantë elementeve si hapësirës, materies, ngjyrave, trupit apo emocioneve, si pjesë përbërëse e integrimit profesional dhe social të përfituesve. Fuqia e vërtetë e kësaj pune, është ekuilibri ndërmjet një vështrimi personal dhe ajo çka përcillet tek të tretët. Operatorët e interpretojnë botën rreth tyre bazuar në atë që shohin ose dëgjojnë, duke filluar nga qasja në bardhë e zi e duke vazhduar, sipas rastit, me ngjyra, hije, dritëhije e tonalitete. PËRMES OBJEKTIVIT është një pikëpamje, një rrëfim ngjarjesh i njerëzve dhe i fytyrave. Është një rrëfim i përberë nga histori.

MUZIKË – Koncert i grupit TRACK N TRAIN

Foto nga Erjon Caslli dhe Iris Canaj

Dita Ndërkombëtare E Refugjatëve

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar