Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Punon, por nuk je i/e lumtur?
Kthehesh në shtëpi dhe ndihesh i/e stresuar dhe i/e lodhur?
Ka zgjidhje që ta përmirësojnë jetën në kushtet e punës!

Për këtë arsye, në kuadër të Edu në Re,
Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Albanian Psychosocial Rehabilitation Association,
organizuan te Reja një aktivitet sensibilizues në kuadër të 10 Tetorit;
Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me nën temë për këtë vit:
Shëndeti Mendor në Punë!

“Puna është dashuri e dukshme. Nëse nuk mundeni më të punoni me dashuri, por vetëm me keqardhje, është më mirë ta lini punën Tuaj.” – Khalil Gibran

Dita Botërore E Shëndetit Mendor

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar