Dita Botërore e Qyteteve

Qytete më të Mira, Jetë më e Mirë!

Në kuadër të Edu dhe Dita në Re,
organizuam Ditën Botërore të Qyteteve, tek “Reja”.

Mjedis nuk është vetëm lëvizshmëria, nuk është vetëm ndotja e ajrit, nuk është vetëm planifikimi i ndërtimeve, por mjedisi përfshin edhe bimësinë, ujërat apo edhe kafshët, që bëjnë pjesë në zinxhirin ushqimor. Mendoni se zhdukja e insekteve është e dobishme për ambjentin? Aspak!
Mendoni pak se me çfarë do të ushqehen zogjtë dhe pas tyre, të gjithë me radhë, deri tek njeriu…?
Arkitektët, Planifikuesit Urbanë, që kryejnë projektet, banorët ë ndryshëm të zonave urbane e rurale, pavarësisht moshës, gjinisë apo profesionit, që kujdesen ose jo për komunitetin,
por edhe sipërmarrësit e bizneseve të ndryshme që shkaktojnë ndotje ose jo,
ndikojnë direkt tek mjedisi i përbashkët!

Kombet e Bashkuara kanë caktuar datën 31 Tetor,
si Ditën Botërore të Qyteteve,
me qëllimin për të promovuar zhvillimin urban dhe për të adresuar sfidat e urbanizimi.

Tema e këtij viti lidhet me qasjen inovative të qeverisjes së qyteteve
dhe krijimin e qyteteve si qendra të hapura,
që ofrojnë më shumë mundësi bashkëpunimi dhe komunikimi,
duke kombinuar kultura, komunitete dhe industri të ndryshme,
duke frymëzuar inovacionin urban dhe zhvillimin njerëzor.
Prirja për të patur qytete të hapura, të larmishme dhe bashkëpunuese
udhëheq rrugën për një qeverije inovatore urbane.

Qëllimi që REC Shqipëri organizoi këtë event,
në bashkëpunim me Drejtorinë e Politikave të Edukimit Mjedisor të Bashkisë Tiranë,
ishte njohja me disa praktika të mira që zbatohen në qytetin e Tiranës
dhe diskutimi mes aktorëve të ndryshëm për të përmirësuar qeverisjen vendore,
në kuadër të zbatimit të Axhendës 2030 dhe në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Edhe Lojëra Urbane dhe pyetësorë për qytetin e shpendët në të, ishin pjesë e aktivitetit për të rinjtë.

Fotografia nga Iris Canaj

#QyteteMëTë Mira

#JetëMëEMirë

#DitaBotëroreEQyteteve

Dita Botërore E Qyteteve

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar