Big Band Koncert

Në kuadër të “Edu në Re dhe Netë në Re”,
Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve
sollën Big Band Koncert tek “Reja”,

Drejtues Artistik:
Gent Rushi

Të ftuar:
Ermal Rodi vokal/Saksofon
Olsa Papandili Vokal/Violinë

Koncerti i Big Band të Universitetit të Arteve është bërë traditë tashmë prej disa vitesh.
Është një investim serioz për t’i ofruar muzikantëve të rinj,njohuri mbi muzikën moderne dhe Jazz-in në veçanti.
Big Band përbëhet nga 30 muzikantë të rinj; studentë,me seksione të plota të instrumentave frymorë dhe seksionit ritmik.
Në këtë koncert, si pjesë e formacionit ishin jo vetëm studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, por ishin të ftuar edhe muzikantë të gjeneratave të ndryshme, si:
nxënes të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe
muzikantë profesionistë të Jazz-it.

Muzika instrumentale u ndërthur me atë vokale dhe
ofruan një koncert të paharruar në Re!

Foto nga Iris Canaj

Big Band Koncert

Flickr Album Gallery Powered By: Weblizar