“Reja”, pavioni i galerisë “Serpentine” për vitin 2013 është projektuar nga arkitekti japonez dhe fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto.

Ai është arkitekti i trembëdhjetë dhe – duke qenë se është 41 vjeç -, arkitekti më i ri, i cili pranoi ftesën për të projektuar një strukturë të përkohshme për galerinë “Serpentine”.

Si programi më ambicioz arkitekturor i llojit të vet në mbarë botën, ngritja e pavionit të përvitshëm të galerisë “Serpentine” është një nga ngjarjet më të shumëpritura të kalendarit kulturor në botë. Pavionet e mëparshme kanë përfshirë projekte nga Herzog & de Meuron dhe Ai Weiwei (2012), Frenk Gehry (2008), Oscar Niemeyer (2003) dhe Zaha Hadid, e cila projektoi strukturën e parë të këtij pavioni në vitin 2000. Arkitekti Danez Bjarke Ingles do të projektojë pavionin e këtij viti (2016), i cili do të hapet për publikun në 10 qershor 2016.

I frymëzuar nga struktura organike, siç janë pyjet, ndërtesat më të njohura të projektuara nga Fujimoto enden mes natyrës dhe artificiales. Shumica e ndërtimeve që ka projektuar Fujimoto janë në Japoni. Ato përfshijnë objekte private, si ‘Final Wooden House’, ‘T House’ ose ‘House N’, si dhe objekte institucionale, si Muzeumi i Artit “Musashino” dhe Biblioteka pranë Universitetit të Arteve “Musashino”. Fujimoto është arkitekti i tretë japonez, i cili pranoi ftesën të krijojë pavionin e radhës në galerinë “Serpetine”, në vijim të fituesve të çmimit Pritzker, Toyo Ito, në vitin 2002, dhe Kazuyo Sejima e Ryue Nishiza të SANAA, në vitin 2009.

Duke përshkruar konceptin e tij për këtë projekt, Sou Fujimoto ka thënë:

“Për pavionin e vitit 2013, unë propozoj një peisazh arkitekturor, një terren të tejdukshëm që i nxit njerëzit të ndërveprojnë me të dhe ta eksplorojnë këtë vend në mënyra të ndryshme. Brenda kontekstit mjedisor të kopshteve Kensington (Kensington Gardens), unë nxjerr në pah gjelbërimin që rrethon vendin, ndërthurur në strukturë me një gjeometri të ndërtuar. Krijohet kështu një formë e re mjedisi ku natyralja dhe ajo që është e ndërtuar nga njeriu, ndërthuren dhe shkrihen; një ndërthurje unike e të dyjave, arkitekturës dhe natyrës.

Pavioni është një strukturë delikate tri-dimensionale. Secila njësi përbëhet nga shufra të holla çeliku, në drejtkëndësha me përmasa 800 mm dhe 400 mm. Struktura formon një thurje të çrregullt e gjysmë të tejdukshme, e cila, në të njëjtën kohë, i mbron vizitorët nga elementët, por edhe i lejon ata të mbeten pjesë e peisazhit.

Gjurma e ndërtesës është 350 metra katrore dhe pavijoni do të ketë dy hyrje. Një seri tarracash të shkallëzuara do të krijojnë mundësinë për t’u ulur brenda “Resë”, çka do ta lejojë pavionin që të përdoret si hapësirë shoqërore fleksibël e shumë-funksionale.


REJA-The Serpentine Gallery Pavilion 2013 is designed by multi award-winning Japanese architect Sou Fujimoto. He was the thirteenth and, at 41, the youngest architect to have accepted the invitation from the Serpentine Gallery to design a temporary structure for the Serpentine Gallery in 2013.

The most ambitious architectural programme of its kind worldwide, the Serpentine’s annual Pavilion commission is one of the most anticipated events on the cultural calendar. Past Pavilions have included designs by Herzog & de Meuron and Ai Weiwei (2012), Frank Gehry (2008), Oscar Niemeyer (2003) and Zaha Hadid, who designed the inaugural structure in 2000. Danish architect Bjarke Ingles will design this year’s pavilion (2016)   that will open to public from 10th of June 2016.

Widely acknowledged as one of the most important architects coming to prominence worldwide, Sou Fujimoto is the leading light of an exciting generation of architects who are re-inventing our relationship with the built environment. Inspired by organic structures, such as the forest, Fujimoto’s signature buildings inhabit a space between nature and artificiality. Fujimoto has completed the majority of his buildings in Japan, with commissions ranging from the domestic, such as Final Wooden HouseT House and House N, to the institutional, such as the Musashino Art Museum and Library at Musashino Art University. Fujimoto is the third Japanese architect to accept the invitation to design the Serpentine Gallery Pavilion, following Pritzker Prize winners Toyo Ito in 2002 and Kazuyo Sejima & Ryue Nishizawa of SANAA in 2009.

…………….

Describing his design concept, Sou Fujimoto said:

For the 2013 Pavilion I proposed an architectural landscape: a transparent terrain that encourages people to interact with and explore the site in diverse ways. I envisaged the vivid greenery of the surrounding plant life woven together with a constructed geometry. A new form of environment has been created, where the natural and the man-made merge; not solely architectural or solely natural, but a unique meeting of the two.’

The Pavilion is a delicate, three-dimensional structure; each unit comprises fine steel bars of 800 and 400 mm rectangles. It forms a semi-transparent, irregular canopy, simultaneously protecting visitors from the elements while allowing them to remain part of the landscape. The footprint of the structure is 350 square-metres and the Pavilion has two entrances. A series of stepped terraces provide seating areas that allow the Pavilion to be used as a flexible, multi-purpose social space.

The delicate quality of the structure, enhanced by its semi-transparency, creates a geometric, cloud-like form, as if it were mist rising from the undulations of the park.