Fondacioni “LUMA” u themelua në vitin 2004 në Zvicër nga Maja Hoffmann për të mbështetur aktivitetet e artistëve dhe pionierëve të pavarur, si dhe institucionet në fushën e artit, fotografisë, botimeve, dokumentarëve dhe multimedias. Fondacioni prodhon dhe sponsorizon gjerësisht projekte artistike sfiduese që kombinojnë interesin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, edukimin dhe kulturën.

Maja Hoffmann është një koleksioniste arti, e angazhuar prej rreth dy dekadash në konceptimin dhe zhvillimin e institucioneve, programeve dhe iniciativave me fokus në prodhimin dhe përjetimin e artit bashkëkohor, filmit dokumentar, çështjeve ambientaliste, si edhe atyre që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo themeloi fondacionin “LUMA” në vitin 2004, si një mjet të eksperimentimit artistik, për të vazhduar më tej me fondacionin “LUMA ARLES”, i cili u prezantua zyrtarisht në vitin 2013. Ajo udhëheq programin e këtij fondacioni së bashku me një ekip këshilltarësh arti. Znj. Hoffmann ka iniciuar projekte në bashkëpunim me institucione të rëndësishme, përfshirë Kunsthalle Zürich (pjesë e kompleksit të arteve Löwenbräukunst në Zyrih) dhe Qendrës për Studime Kuratoriale në Universitetin Bard, në Nju Jork. Ajo është anëtare bordi dhe kryetare e Këshillit Ndërkombëtar të galerisë “Tate” në Londër, si dhe ka ndihmuar në krijimin e Tate Modern 2 dhe New Museum në Nju Jork. Ajo është Presidente e Fondacionit “Emanuel Hoffmann” të Baselit, koleksioni i të cilit është krijuar fillimisht prej gjyshërve të saj dhe është sot pjesë e Muzeut Bashkëkohor të Artit në Basel. Znj. Hoffmann i është përkushtuar, po ashtu, ruajtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore, nëpërmjet punës së saj me fondacionin “MAVA” dhe fondacionin “Tour du Valat”, si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryesisht nëpërmjet Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut.


 

LUMA Foundation was established in 2004 by Maja Hoffman in Switzerland to support the activities of independent artists and pioneers, as well as institutions working in the fields of art, photography, publishing, documentary and multimedia. The foundation produces and commissions challenging artistic projects combining a particular interest in environmental issues, human rights, education and culture in the broadest sense.

Maja Hoffmann is a Swiss-born contemporary art collector, engaged in the conceptualization and development of institutions, programmes and initiatives focused on the production and appreciation of contemporary art, documentary film, human rights, and the environment for nearly two decades. She founded the LUMA Foundation in 2004 as a vehicle for artistic experimentation, followed by LUMA Arles, officially launched in 2013 of which she spearheads the programming together with a core team of artistic advisors.

Ms Hoffmann has initiated ventures mounted in collaboration with leading institutions, including the Kunsthalle Zürich (part of Löwenbräukunst arts complex in Zurich) and the Center for Curatorial Studies at Bard College in New York State. She is a Trustee and chairs the International Council of Tate in London, helped in the creation of Tate Modern 2 and the New Museum in New York. She is President of the Van Gogh Foundation Arles and the Swiss Institute, NY, Vice President of Basel’s Emanuel Hoffmann-Foundation, whose art collection was started by her grandparents and is now part of the Museum of Contemporary Art (Basel). Ms Hoffmann is also committed to the preservation of the environment and its natural resources through her work with MAVA Foundation and Tour du Valat Foundation, and to protect individual rights, mainly through Human Rights Watch.