Galeria “Serpentine” është një nga galeritë më të pëlqyera të artit bashkëkohorë në Britaninë e Madhe. Ajo është e vetmja galeri arti bashkëkohor e krijuar me fonde publike, ku hyrja vazhdon të jetë falas.

Që në vitin 1970, “Serpentine” është shquar në arenën ndërkombëtare për ekselencën, në paraqitjen e ekspozitave pionere të 1600 artistëve, arkitektëve dhe dizenjatorëve në 46 vjet histori. Galeria, dikur një pavion çaji si ndërtesë e mbrojtjur e kategorisë II, iu nënshtrua një projekti të madh rinovimi nën kujdesin e Dianës, Princeshës së Uellsit.

Që nga viti 2013, “Serpentine” ka hapur hapësirën e saj të re, Serpentine Sackler Gallery. Ky ambjent kushtuar arteve inovative të shekullit XXI, ndodhet në një depo artilerie të kategorisë II, dikur e njohur si Magazina, e rinovuar dhe zgjeruar nga arkitektja Zaha Hadid, fituese e çmimit Pritzker. Galeria ndodhet vetëm 5 minuta larg (në këmbë) nga galeria “Serpentine”, e cila ndodhet në kopshtet Kensington në Londër.

 


 

The Serpentine Gallery is one of the UK’s best-loved galleries for modern and contemporary art, and is the only publicly-funded, modern and contemporary art gallery in London to consistently maintain free admission.

Since 1970, the Serpentine has gained an international reputation for excellence, presenting pioneering exhibitions of 1,600 artists, architects and designers in 43 years. The Gallery, a Grade II-listed former tea pavilion, underwent a major renovation in 1998 under the Patronage of Diana, Princess of Wales.

In 2013, the Serpentine opened its new space, the Serpentine Sackler Gallery.

This innovative arts venue for the 21st century will be housed in the Grade II-listed artillery store formerly known as The Magazine, which is being renovated and extended by Pritzker-Prize winning architect Zaha Hadid. Providing London with a new cultural destination, the Serpentine Sackler Gallery is will be situated just a five-minute walk from the Serpentine Gallery in Kensington Gardens.