Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ajo funksionon në mbështetje të ligjit “Për muzetë” dhe ligjit “Për trashëgiminë kulturore kombëtare” të Republikës së Shqipërisë”.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1946 nga një grup artistësh shqiptarë dhe një Komitetit i Arteve.

Ky institucion i parë i arteve figurative në Shqipëri quhej Pinakoteka. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta, në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.

Në vitin 1956, si rrjedhojë e pasurimit të fondit të veprave të artit prej lulëzimit të krijimtarisë dhe blerjeve së veprave të kohës, Galeria u zhvendos në rrugën “Fortuzi”, në një godinë më të përshtatshme, me tre
kate, dhe me hapësira ekspozuese të shumta, brenda dhe jashtë.

Galeria funksionoi në dy drejtime kryesore: si hapësirë për ekspozita të përhershme dhe organizimin e ekspozitave të përkohshme të artistëve shqiptarë e të huaj.

Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative, si dhe blerjet e veprave të reja rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inagurua më 29 nëntor 1974 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ndodhet edhe sot.

Për më shumë informacion kliko: www.galeriakombetare.gov.al